Agjencia Zhurnal.mk.

Bekim Sali: 99% unë do të jem ministër i shëndetësisë

Shkup, 6 dhjetor – Emri i stomatologut Bekim Sali i cili vjen nga radhët e Alternativës është emri më i përfolur që të udhëheqë me ministrinë e shëndetësisë, pas përfshirjes së Alternativës në Qeverinë e re, informon Zhurnal.

 

Ministria e Shëndetësisë tani do të udhëhiqet nga Alternativa në përputhje me marrëveshjen LSDM-BDI-Alternativa.

Edhe vet mjeku Bekim Sali e ka konfirmuar këtë lajm, duke bërë të ditur se 99% ai do të jetë ministër i ri i shëndetësisë, por se duhet të pritet e gjithë procedura deri në fund.

“Ende është herët të flitet për temën. Për ministrat dhe zëvendësat ende po vendoset, derisa për vendet e drejtorëve pritet të vendoset gjatë javës. 99% është informata e saktë se unë do të jem ministër i shëndetësisë, por gjithsesi ka procedurë.

Mund të zgjatë deri një muaj. Së pari duhet të mblidhen organet e partisë dhe të më votojnë. Unë nuk mund të imponohem”, tha mjeku Sali për Fokus.

Ndryshe Sali ishte edhe kandidat për kryetar komune në Çair por e humbi garën nga Visar Ganiu.

Siç flitet, Bekim Sali në një periudhë të shkurtër në vitin 2008 ka qenë dhe shef i kabinetit i Bujar Osmanit derisa ky i fundit atëkohë ka qenë ministër i shëndetësisë.//Zhurnal.mk

Related posts

Ekskluzive / Musa Xhaferi decid: Kërçova është dhe do mbetet e shqiprarëve

Redaksia

KSHZ filloi për shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Maqedoni

D V

Mot me vranësira dhe me reshje lokale të përkohshme shiu

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More