Portokallinjët e fituan ndeshjen në kryeqytet ndaj Prishtinës me një gol të jashtëzakonshëm nga Ermal Krasniqi, në minutën e 51′ dhe vlen të përmendet se nga minuta e 74′ ekipi therandas ka luajtur me një lojtar me pak, ku u ndëshkua me të kuq Kushtrim Gashi.
“Si ne ashtu edhe Prishtina dëshironim me pak gabime. Por në këto ndeshje një gabim mund të sjellë avantazhin ose te disavazhtazhin.
Ne këtë ndeshje ne ishim me të durushë, ndaj Prishtinës e dijmë që nuk duhet spektakli, por të fitohet ndeshja ashtu edhe siç e bëmë ne.
Këta djemtë treguan që edhe me një lojtarë më pak mund të ia dalim, treguan karakter. Mbuluam hapësirat dhe ia dolëm”, tha Isufi