Agjencia Zhurnal.mk.

Bekim Isufi lavdëron kushtet në Lipjan, por edhe gjykimin nga gjyqtari i ri Valbon Hoxha

Ballkani ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Suharekasit ishin në avantazh 0-1, por  vendasit bën një ndeshje të madhe dhe fituan në fund 2-1.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka lavdëruar në emisionin Ekipa A të ATV-së skuadrën vendase.

Sipas Isufit kushtet në Lipjan ishin evropiane.

“”Pritja në Lipjan ka qenë shembullore, një ambient si në Evropë me ksuhte jashtëzakonisht të mira”, tha Isufi.

Tutje trajneri i Ballkanit ka lavdëruar edhe gjykimin në këtë sfidë, ku kyresori ishte gjyqtari i ri nga Gjilani mjaftë perspektivë, Valbon Hoxha.

“Po ashtu më duhet të them se edhe referimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk kam vërejtje”, deklaroi Isufi.

Valbon Hoxha

Vlen të përmendet se Valbon Hoxha ka filluar gjykimin në Superligën e Kosovës edicionin e kaluar dhe deri më tani ka shkëlqyer në ato ndeshje që i ka gjykuar.

Hoxha po vlerësohet nga opinioni sportiv si ndër gjyqtarët e rinj më të mirë në vend. /Gazeta Olle/

Related posts

Ndihma për fëmijët me nevoja të veçanta s’mjafton as për ilaçe

Xh M

Xhaferi: Të ndërtojmë marrëdhënie për besim të ndërsjellët, respekt në mes nesh dhe me fqinjët tonë

Z.H

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More