Agjencia Zhurnal.mk.

Bekim Haxhiu: Ministrinë e Shëndetësisë po manipulon me shifrat e të vaksinuarve

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se kinse po manipulon me shifrat e të vaksinuarve në vend.

 

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se të dhënat që MSH-ja po i publikon në baza ditore kanë mospërputhje të numrit të vaksinuarve në baza ditore në 24 orë me numrin e raportuar të vaksinuarve me dozën e parë dhe të dytë.

“Duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, deri më datën 31.05.2021 kanë qenë të vaksinuar 64.776 qytetarë, ndërsa numrin e vaksinimeve ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë nga data 01.06.2021 deri më datë 13.07.2021 janë gjithsej 192.358 vaksinime, plus 64.776 të kryera deri më datën 31.05.2021. Rezulton se deri më datën 13.07.2021 janë kryer në total 257.134 vaksinime”, ka shkruar ai.

Duke e krahasuar me numrin e vaksinimeve ditore të raportuara, sipas Haxhiut, është një mospërputhje prej 85.983 vaksinime të shtuara nga MSH-ja në publikimet e saj.

“Këto të dhëna po jua ilustroj edhe me një rast të mospërputhjes ditore të të dhënave. Me datën 12.07.2021 janë raportuar 260.955 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë dhe 67.578 me dozën e dytë, brenda 24 orëve janë kryer 6.503 vaksinime, ndërsa në të dhënat e publikuara të datës 13.07.2021 prezantohen se janë 270.641 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë dhe 72.476 me dozën e dytë. Pra në mënyrë fiktive, manipulative nga MSH-ja është rritur numri i të vaksinuarve për 8.081 vaksinime për 24 orë”, tha Haxhiu.

Related posts

Rasti tragjik në Pejë, PDK pezullon për sot të gjitha aktivitetet

D V

KOSTT: Kosova vazhdon ta furnizojë veriun me rrymë

D V

Lajçak kërkon mbëshetje nga opozita për dialogun, Haradinaj kërkon rol më aktiv të SHBA-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More