Agjencia Zhurnal.mk.

Bekim Emini, drejtori i Alternatives që nuk po drejton asgjë!

Shkup, 3 nëntor – Alternativa, partia shqiptare e cila herë është opozitare e herë në pushtet, e me këtë reflekton që pozitat e kësaj partie ndryshojnë më shpesh se stinët e vitit. Kjo parti është pozicionuar në qeveri duke zënë më shumë pozita se sa vota që kishte në zgjedhjet e fundit. Prandaj, kur vjen në pushtet pa besimin e popullit nuk brengosesh fare edhe për fatin e popullit. Raste të tilla ka shumë, por në këtë rast bëhet fjalë për drejtorin e saj të vendosur të parin e institucionit shumë të rëndësishëm për vendin, Agjencinë për Investime të huaja(AINH), që nëse marrim dhe shikojmë punën e tij kuptojmë që është drejtor i cili nuk ka drejtuar asgjë deri më tani. Përpos kësaj, është bërë emërim pa asnjë kriter profesional dhe biografi e këtij drejtori nuk përshtatet me institucionin që udhëheq. Si ka mundësi një jurist tët tërheq investitor të huaj?. Agjencia për Investime të huaja nuk ka nevojë për profesionistë që e njohin tregun vendor, rajonal e atë global, në atë mënyrë që të ngjallet ekonomia e vendit, shkruan Zhurnal.

 

Bekim Emini është drejtori i kësaj agjencie i cili si emër është pak i njohur për publikun për të mos thënë aspak, pasi është i padukshëm në media e askund tjetër, jo nga frika por ngase nuk ka çfarë të ndajë e të tregojë për punën e bërë përgjatë kësaj periudhe që është i pari i agjencisë.

Për të kuptuar për punën e bërë nga kjo agjenci nuk duhet ndonjë hulumtim i thelluar, thjesht të futemi në faqen e tyre zyrtare dhe kuptojmë që kjo agjenci është themeluar për të “rahatuar” ndonjë militant partiak për ta shpërblyer me pozitë drejtori.

E kjo është për keqardhje sepse rëndësia e këtij institucioni është jetike për vendin, ky institucion bartë emër të rëndësishëm e përbrenda është i boshadisur nga mungesa e aktivitete që kanë për synim përmbushjen e qëllimit dhe misionit për të cilin edhe duhej normalisht të ekzistojë ky institucion.

Pra, kur futesh në faqen zyrtare të internetit të kësaj agjencie tek aktivitetet e fundit sheh ngjarje të ish drejtorit, i cili tashmë më shumë se një vit nuk është në këtë agjenci, dhe kjo lë për të kuptuar që drejtori i tanishëm nuk merret fare me këtë agjenci.

Bigrafia e Bekim Eminit, drejtorit të Agjencisë për Investime të huaja-

Ka të përfunduar studimet e Juridikut të cilat i kanë zgjatur për plotë 5 vite. Nga përvojat e tij të punës shihen që ka punuar në disa vende por që kohëzgjatja e punës ka qenë afat shkurte nga dy muaj, tre, një vit e dy vite. Nuk dihet saktësisht nëse ka qenë më herët anëtarë i ndonjë partie tjetër politike, por përvoja e fundit e punës është në institucion shtetëror, Ministrinë e Ekonomisë në kuadër të Inspektoratit në nivel lokal në Gostivar, institucion me të cilin udhëheq që dy mandate ministri nga radhët e BDI-së. Kjo përvojë e punës i ka zgjatur më shumë çuditërisht për dallim prej punëve tjera. Ajo që bie në sy kur sheh CV e drejtorit në fjalë është fakti se nuk ka ndonjë kualifikim përkatës që përshtatet me institucioni që drejton.

Do të kishte qenë vendim i duhur edhe më së i nevojshëm që me këtë institucion të udhëhiqte një ekonomist i diplomuar, profesionist i dëshmuar, e që përvojën e tij do ta aplikonte në drejtim të tërheqjes së investitorëve të jashtëm. Sepse, një ekonomist njeh më mirë tregun ekonominë vendore dhe atë globale, për dallim të një juristi fusha e të cilin nuk përputhet me institucionin në të cilin e ka emëruar partia.

Mbase, emërimet shpesh herë edhe krijojnë pakënaqësi në parti pikërisht për këtë fakt që profesionistët nuk vendosen në vendet përkatëse, kriteri profesional nuk merret parasysh kur bëhen emërime. Ndoshta, në Alternativë emërimet i kanë bërë me alfabet, prandaj i dyti ka qenë Bekimi sepse emri i fillon me shkronjën “B”, përndryshe nuk mund të kuptohet logjika e këtij emërimi.

Agjencia për Investime të huaja në letargji të thellë-

Tanimë veçse është e qartë se cili është funksioni dhe misioni i kësaj agjencie, por ajo që ende mbetet enigmatike është puna që është dashtë të bëhet nga ky institucion. Mungesa e punëve dhe rezultateve konkrete të bind se kjo agjenci është në letargji.

Kujtojmë që, sipas Bankës Popullore gjatë viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut kishte një rënie të madhe për sa i përket investimeve të huaja, ku janë regjistruar minus 14.7 milionë euro. Edhe përkundër faktit që Maqedonia e Veriut është një vend i vogël sërish ofron kushte optimale për investitorët, por ajo që mungon është një strategji e mirëfilltë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj, por kjo gjë fatkeqësisht nuk po ndodhë. /Zhurnal.mk

Related posts

Shteti nuk ka kontroll si kthehen paratë nga covid masat, kjo do t’i kushtojë 23 milion euro

Z.H

Osmani: Marrëdhëniet e mira me Bullgarinë nuk kanë alternativë, do të kërkojmë zgjidhje

D V

Konfirmohet mbështetja franceze për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, viti 2030 është real

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More