Agjencia Zhurnal.mk.

Bek: Zgjerimi i BE pjesë e debatit për heqjen e unanimitet gjatë vendimmarrjes

Bruksel, 20 shtator – Presidenca çeke e BE-së e hapi temën për heqjen e vendimmarrjes unanime në fusha të caktuara të politikës së jashtme, me ç’rast zgjerimi i Unionit, edhe pse jo prioritet i lartë, është ende pjesë e debateve.

 

Ministri i Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke, Mikulash Bek, në konferencën për shtyp sot pas Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, pranoi se nuk është shumë optimist se deri në fund të presidencës çeke do të arrihet sukses për këtë propozim për të kaluar nga unanimiteti në një shumicë të cilësuar në politikën e jashtme dhe të sigurisë në Këshillin e BE-së, por gjithashtu tha se nuk heq dorë.

Praga u kërkoi vendeve anëtare të japin mendimet e tyre se cilat pjesë të politikës së jashtme dhe të sigurisë do të ishin të pranueshme me shumicë të cilësuar votash.

Qëllimi kryesor i këtij diskutimi është tejkalimi i bllokadave të vendeve si Hungaria në sanksionet ndaj Rusisë, por ministri Bek kujtoi edhe fjalimin e kancelarit gjerman Olaf Sholc, i cili së fundi theksoi se është koha që vendimet e zgjerimit të çlirohen nga vendimmarrja unanime.

“Disa nga ish-kundërshtarët e fortë (të shumicës së cilësuar) janë edhe mbështetës të fortë të zgjerimit, dëgjuam fjalimin e kancelarit Sholc, tha ai, duke përmendur lidhjen me zgjerimin dhe nevojën për të ndryshuar mënyrën e vendimmarrjes.

Për ministrin Bek, gjëja më produktive në këtë moment është të merret një pasqyrë e përgjithshme dhe e gjerë e të gjitha shteteve anëtare, ku janë të gatshme t’i nënshtrohen vendimmarrjes unanime dhe theksoi se në këtë pjesë, elementë të rëndësishëm janë temat si p.sh. listat transnacionale per BE, zgjerimi dhe hyrja e Ukrainës në tregun e përbashkët të BE-së, etj.

“Nuk jam shumë optimist, por nuk ka humbur gjithçka. Ka tema të rëndësishme në tryezë, tha Bek, duke kërkuar edhe një herë që të mbani në mend tablonë e madhe gjeopolitike.

Në pyetjen e MIA-s nëse po flitet konkretisht për heqjen e unanimitet në fushën e zgjerimit, ministri çek u përgjigj se “zgjerimi nuk ishte temë kryesore zyrtare”.

“Por disi ishte e pranishme në diskutimin për procesin e vendimmarrjes, disa shtete anëtare e përmendën si kontekst relevant në debat dhe presidenca çeke është shumë e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit, është shumë e rëndësishme që konteksti të jetë i pranishëm në debati për ndryshimet institucionale, tha Bek në konferencën për shtyp pasditen e sotme.

Related posts

Shërbimi i zjarrfikësve në Tetovë me 646 ndërhyrje në vitin 2021

Z.H

Në Maqedoni së shpejti vjen ilaçi i ri kundër Covid – “Molnupiravir”

Z.H

Rexhepi: Nuk do të jem pjesë e një Qeverie kundër BE-së dhe kundër Kosovës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More