Agjencia Zhurnal.mk.

Behrami tregon se çfarë duhet të bëj Kosova për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian ose botëror

Valon Behrami ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin T7.

Behrami foli për shumëçka në lidhje me karrierën e tij si futbollit, shkruan Gazeta Express.

Ai tregoi edhe për mundësitë e Kosovës dhe Shqipërisë për kualifikim në Botëror.

Ai tha gjithashtu se në Kosovë duhet të ndryshohen strukturat në futboll.

“I përcjelli të gjitha ndeshjet. Shumicën e shikoj Kosovën. Është skuadër që është në drejtim të mirë. Mundemi diçka me bo me investime të mira. Investimi më të mëdha që munden me I bo është me të rinjtë. Investimet duhet të jenë më të fuqishme”.

“Strukturat duhet me i ndrru me siguri. Kemi nevojë për struktura se ato e bëjnë diferencën. Kemi ende punë sepse lojtarët kanë talent, por nevojiten struktura më të mira, sepse me struktura ti mundesh me arrit në një Kampionat Evropian apo Kampionat Botëror”.

“Mund të ndodh që edhe tash na shkon mirë e mbërrijmë në Evropë e Kampionat Botëror, por problem është që duhet me mendu në 10 vite çfarë ndodh, kështu që duhet me u përgatit për këtë dhe investimi në të rinj janë gjërat më të rëndësishme tani për tani”, u shpreh Behrami.

Related posts

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky