Trajneri Granit Begolli i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka kritikuar ashpër klubet e Kosovës për mungesë profesionalizmi.
Begolli ka deklaruar që vetëm në Kosovë ndodhë që një klubit i largohen disa lojtarë ende pa përfunduar gjysma e sezonit.
“Te ne klubet janë shumë jo profesionale, Prishtinës i larguan disa lojtar ende pa përfunduar sezoni. Po kjo veç te na ndodhë. Askund nuk ka kështu”, tha Begolli.
Prishtina ka dëshpëruar në gjysmën e parë të sezonit 2021/22 duke përfunduar në pozitën e pestë me 24 pikë nga 18 ndeshje të zhvilluara.