Agjencia Zhurnal.mk.

Begolli bën goditjen e madhe te Liria, mungon vetëm zyrtarizimi

Granit Begolli ka marrë postin e trajnerit te Liria e Prizrenit javë më parë.

E duket se për klubin prizrenas do të jetë një afat kalimtar i ngjeshur ai i dimrit.

Goditja e parë e bardhezinjve duket se do të jetë nga rivali rajonal, Vëllaznimi i Gjakovës.

Mesfushori Donart Sheqerolli duket se ka arritur marrëveshje me Lirinë dhe këtë e ka zbuluar ai dhe Begolli me komente në rrjetin social FaceBook, shkruan Gazeta Olle.

“Bardhezi së shpejti”, ka qenë komenti i Begollit në një foto të Shqerollit, derisa ky i fundit i ka kthyer komentin me një shtrëngim duarsh që do të thotë se pajtohet për t’iu bashkuar Begollit në klubin prizrenas.

Duket se mes palëve ka një marrëveshje dhe pritet që së shpejti të bëhet zyrtarizimi.

Kujtojmë që dyshja Begolli-Sheqerolli kishin punuar së bashku edhe te Vëllaznimi i Gjakovës në edicionin vjeshtor të Ligës së Parë.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 63-t

Xh M

Seanca të katër komisioneve në Kuvend

Z.H

Sali: Çdo dit kemi nga 300 të infektuar, virusi ende ekziston

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More