Agjencia Zhurnal.mk.

Begaj nuk pranoi të shkojë në Greqi, ia përplasi në fytyrë qeverisë greke dredhinë e saj antishqiptare

Nga Spartak Ngjela 

Presidenti Bajram Begaj nuk pranoi të shkojë në Greqi dhe, me këtë akt, ia përplasi në fytyrë qeverisë greke dredhinë e saj antishqiptare .

Shteti shqiptar tani nuk është më pa personalitet.

Presidenti e tregoi sot hapur, dhe ua tha të gjithëve se Republika e Shqipërisë ka personalitet historik.

Po qeveria e Greqisë?

Turp për të. Mbron një hajdut shqiptar të kapur në flagrancë për shitblerje votash.

Dhe ende mban një ligj lufte me Shqipërinë.

Po ku çan kokë Shqipëria për marrëzinë shekullore antishqiptare të Greqisë! Fare, dhe as që pyet për të kur është fjala për interesin shqiptar.

Mbaheni mend, se do jetë Shqipëria dhe Kosova që do tua humbasin qeverive greke edhe më shumë ekuilibrin e tyre mendor.

Se koha po ecën në favor të Botës Shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Nuk ka më kthim mbrapa, dhe qeveritarët e Greqisë duhet të mësohen që forcën në ngritje të dy shteteve shqiptare në Ballkan, ata duhet ta durojnë, se nuk kanë rrugë tjetër.

Kemi shumë gjëra përpara ne shqiptarët zotërinj!

Prisni dhe shikoni me qetësi….

Related posts

Koment nga Bekim Qoku për ngjarjen e rëndë në Maqedoni

D V

Luani i fjetur te shqiptarët dhe lepuri i zgjuar në PD

Xh M

TRIMIN VRAJE PO HAKUN MOS IA HA: BUJAR OSMANI

D V