Agjencia Zhurnal.mk.

Befason prokurorja bullgare: Në vendngjarje kemi gjetur 44 trupa të djegur, një person mungon!?

Shkup, 25 nëntor – Një fakt i ri i cili ka befasuar opinionin dhe vet prokuroren bullgare, është deklarimi i një të shpëtuari nga aksidenti, me shumë mundësi Lulzim Sulejmani nga Presheva, i cili para prokurores ka thënë se ka shpëtuar gjithsej 8 persona, informon Zhurnal.

 

Prokurorja në konferencë për media njoftoi se janë gjetur 44 trupa të djegur (të vdekur), ndërkaq i riu pohon se ka shpëtuar tetë persona, e në autobus i bie të kenë qenë 52 persona.

“Shqyrtohet mundësia që gjatë rrugës njëri prej udhëtarëve të ketë ndryshuar autobus. Në listën e autobusit të djegër të evidentuar kanë qenë 52 udhëtarë”, thotë prokurorja.

Ajo duke treguar fakte nga hetimi edhe është përlotur.

“Unë i thash atij ti je hero, ke arritur të shpëtosh shtatë persona. Ai më thajo, kam shpëtuar tetë. Tani është krijuar dyshimi se cili mund të jetë personi i tetë”, thotë prokurorja.//Zhurnal.mk

Related posts

Filipçe: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

Z H

Editorial/ Kodi zgjedhor – Proces që duhet patur kujdes të mos dëmtohen shqiptarët

Z H

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të shpërndarjes, Resnja dhe Prespa nesër 10 orë pa energji elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More