Agjencia Zhurnal.mk.

Befason Bilall Kasami: Nuk e di a do t’i votojmë gjithë ministrat e BDI-së!

Shkup, 2 Nëntor – Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami në emisionin ClickPlus në TV21, tha se e përkrahin Qeverinë aktuale.

 

“Përshpejtimi i procesit euroatlantik i vendit. Për ne është e rëndësishme që Qeveria duhet të vazhdojë në atë drejtim. Nuk kam pasur takim me Zaevin. Këtë javë do të takohem me të. Ne kemi marrëveshje me Zaevin, i cili është kryetar i LSDM-së. Ne morëm mandat nga qytetarët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 dhe e kemi për obligim ta vazhdojmë mandatin”, tha Kasami.

Kasami ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës euroatlantike, por shtoi se duhet të ketë riorganizim të Qeverisë.

“Duhet të ketë ndryshim. Nuk e di nëse do t’i votojmë të gjithë ministrat e BDI-së.

Pse ishin gjithë kundër BDI-së? Flet Kasami

Pse ishin gjithë kundër BDI-së? Flet Kasami

Posted by TV21 on Tuesday, November 2, 2021

Related posts

Alternativa nesër në mbrëmje do të njoftojë nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë

Z H

Të hënën ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

R Zh

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More