Agjencia Zhurnal.mk.

Bedri Ajdari i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

Shkup, 4 Nëntor – Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një statusi në Facebook ka lajmëruar se ASh-së i bashkohet Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra”.

 

Bedri Hajdari është shndëruar tanimë në një simbol të rrezistencës dhe betejës kundër padrejtësisë në këtë shtet. Ai është zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm. Bedriu është bërë zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.Si shumë shqiptarë të tjerë edhe Bedri Hajdari po bashkon forcat me Aleancën për Shqiptarët, si shpresë e vetme për rikthimin e drejtësisë në këtë vend, për jetë të sigurtë e të lirë, për barazi para ligjit.Çdo besim i çdo qytetari që kohën e fundit sa vijnë e shtohen, paraqesin jo vetëm nder, por edhe një barrë të madhe të përgjegjësisë në këtë vend. Ashtu si edhe në të kaluarën, Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëri i çdo njërit që i bëhet padrejtësi, që kërkon drejtësi, jo vetëm për të ardhmen, por fillimisht për të sotshmen.Mirë se vini e na priftë e mbara!, ka shkruar Taravari.

Related posts

Interior Minister Spasovski says that robberies are on the decline

Z.H

Rebalanci i buxhetit, Milloshoski: Parashikimet për fundvit janë shqetësuese

Xh M

Arsovska: Ka potencial për dyfishimin e këmbimeve tregtare me Kroacinë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More