Agjencia Zhurnal.mk.

Bebe Rexha performon në festivalin “Life Is Beautiful” në Las Vegas, shkëlqen me dukjen e saj

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në një nga festivalet më të mëdha në Las Vegas.

Ajo ka kënduar për fansat në festivalin “Life is Beautiful”, ku ka interpretuar një repertoar hitesh të saj.

Interpretuesja e hitit “I’m A Mess” është dukur tejet atraktive me paraqitjen në këtë festival, e veshur me një kostum të zi dhe dekolte të argjendtë.

Teksa shumë nga këngët e saj i këndoi e vetme, asaj iu bashkua në skenë artisti Tyler Hubbard, për të interpretuar bashkarisht këngën hit të saj, “Meant To Be”.

Artistja 34-vjeçare këto ditë ka realizuar edhe xhirimet e klipit “One In A Million” – këngë të cilën e publikoi muajin e kaluar.

Related posts

Rita Ora merr vëmendjen me interpretimin dhe paraqitjen e saj në eventin “Business of Fashion Voices”

D V

“Ndale kamerën, nënën…”, momenti kur Blero flet në gjumë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

D V

Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës “Porsche”, nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave

D V