Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është herë pas here mjaft aktive në rrjetet sociale.
Teksa po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos, 32-vjeçarja po gjen kohë që të postojë në rrjetet sociale statuse të ndryshme për fansat e saj.
Së fundmi, ajo ua dedikoi atyre një status në rrjetin social Twitter, ku i inkurajonte që të bënin gjërat që dëshirojnë në jetë, por gjithmonë me masë të caktuar.
“Pini ujë. Lani dhëmbët. Mos e krahasoni veten me të tjerët. Kujdesuni për biznesin tuaj. Hani çfarë të doni, por mbani mend se ushqimi mund të jetë ose ilaç ose shkaktar i sëmundjes. Dëgjoni muzikë që ju bën të ndiheni mirë ose të ndjeni gjithçka. Jini të mirë me veten”, ka shkruar Rexha në statusin e saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare përndryshe është e njohur si një avokate e shëndetit mendor, e cila gjithmonë ka ngritur zërin për stigmën që i rrethon njerëzit me sëmundje mendore.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Ajo edhe vet ka pranuar se vuan nga çrregullimi bipolar, teksa albumi i saj i dytë në karrierë “Better Mistakes”, është një dedikim për shëndetin e saj mendor.
Njëra prej këngëve më hit të saj në karrierë, “I’m a mess” është gjithashtu një këngë personaliteti për këngëtaren e famshme.