Agjencia Zhurnal.mk.

BE ndan 300 miliardë euro për ta sfiduar ndikimin e projektit “Një brez, një rrugë”

Bashkimi Evropian njofton se ka një plan botëror për investime në vlerë 300 miliardë euro, i përshkruar si një “alternativë e vërtetë” për ta sfiduar projektin kinez “Një brez, një rrugë”.

 

Kina ka financuar hekurudhat, rrugët dhe portet, por është akuzuar se ka lënë disa vende të ngarkuara me borxhe, përcjell Telegrafi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vendet kanë nevojë për “partnerë të besuar” për të hartuar projekte që janë të qëndrueshme.

BE-ja po shikon se si mund të shfrytëzojë miliarda euro, të marra nga shtetet anëtare, institucionet financiare dhe sektori privat.

Strategjia e Kinës ka arritur në Azi, Indo-Paqësor, Afrikë dhe BE.

Projekti “Një brez, një rrugë”, ka qenë një pjesë qendrore e politikës së jashtme kineze.

Related posts

Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së lirës turke

D V

Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

Redaksia

Lirohen para kohe 200 të burgosur, shkaku i Covid-it

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More