Agjencia Zhurnal.mk.

BE-ja po shqyrton rihapjen e misionit në Afganistan

Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka në plan të njohë zyrtarisht Qeverinë e udhëhequr nga talibanët megjithatë po shqyrton mundësinë e rihapjes së misionit diplomatik në Afganistan, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nabila Massrali, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 

“Ajo për të cilën po angazhohet BE-ja tani është krijimi i një pranie minimale në terren”, tha ajo.

Më 24 tetor, Financial Times raportoi se Bashkimi Evropian po synon të rihapë përfaqësinë diplomatike në Afganistan.

Sipas këtij mediumi kjo po planifikohet të ndodhë brenda një muaji në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për t’u përballë me administratën e talibanëve.

Mirëpo, zëdhënësja e BE-së nuk përmendi afate kohore.

Ajo tha se një rivendosje e pranisë në Afganistan nuk përbën njohje zyrtare për administratën e talibanëve.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit në fund të muajit gusht pas tërheqjes së forcave ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

BE-ja, sipas zëdhënëses Massrali synon që përmes një pranie në këtë vend të mundësojë ndihmën për afganët në nevojë dhe gjithashtu t’u ofrojë ndihmë shtetasve të BE-së të cilët duan të largohen nga vendi.

Komisioni Evropian më 12 tetor ka premtuar ndihmë prej 1 miliard euro për Afganistanin.

Sipas presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, kjo ndihmë ndahet për të “shmangur një katastrofë humanitare”.Ndihma e komunitetit ndërkombëtar është e kuzhtëzuar për talibanët pasi atyre u kërkohet, ndër të tjera, të mos lejojnë që territori të përdoret nga grupe terroriste, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe lejimi i forcave të tjera politike në një qeveri kalimtare.

Massrali tha se për të rifilluar ndihmën e rregullt këto kushte duhet të plotësohen./rel

Related posts

Vullkani në Ishujt Kanarie – kjo është ‘shtëpia mrekulli’ që e vetmja i ka shpëtuar lavës

D V

Artikujt cilësorë nga vendet e EQL-së mirëpriten në prag të Vitit të Ri Kinez

Z H

Wang Yi: Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More