Agjencia Zhurnal.mk.

BE-ja nuk e harron përgjegjësinë që pati për parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë

Bashkimi Evropian ka thënë se detyra e përbashkët e të gjithëve është të kujtohet përgjithmonë gjenocidi në Srebrenicë.

 

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari Oliver Varhelyi, thuhet se ata nderojnë kujtimin e të gjitha viktimave të kësaj masakre dhe ata persona që ende janë të zhdukur.

“Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për të mos qenë në gjendje të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, një nga krimet më të këqija në historinë moderne të Evropës”.

“Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Gjenocidi është gjenocid, qoftë në Srebrenicë apo gjetkë. Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat e brendshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet fqinje duhet të vazhdojnë të sigurojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Tutje, thuhet se BE-ja është e përkushtuar shumë për ta mbështetur Bosnje dhe Hercegovinën në krijimin e një shoqërie të ankoruar në pluralizëm, drejtësi dhe dinjitet njerëzor dhe për të ndërtuar një të ardhme së bashku në të cilën konfliktet dhe mizoritë nuk janë më të mundshme.

Related posts

Çekia me më së shumti raste me koronavirus qysh në mars

D V

SHBA: Rekord i viktimave nga mbidoza e drogës gjatë pandemisë

D V

Rritja e rasteve të variantit Delta të COVID-19 po detyron disa vende të rikthejnë “kufizimet më të ashpra”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More