Agjencia Zhurnal.mk.

BE-ja i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

Bashkimi Evropian vendosi sanksione mbi sektorët kyçë të ekonomisë bjelloruse dhe burimeve kryesore të të ardhurave për regjimin e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandar Lukashenko.

Masat e reja kufizuese u prezantuan të enjten, në përgjigje të, siç u tha, “përshkallëzimit të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe shtypjes së dhunshme të shoqërisë civile, opozitës demokratike dhe gazetarëve”.

“Sanksionet janë edhe pasojë e uljes së detyruar të një fluturimi të kompanisë Ryanair në Minsk, më 23 maj, dhe ndalimit të gazetarit Raman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega, që ndodheshin në bordin e avionit”, tha Këshilli i BE-së, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Regjimi i Lukashenkos është nën presion ndërkombëtar prejse ka nisur shtypjen brutale të opozitës dhe të medieve të pavarura, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që janë mbajtur në gusht të vitit 2020.

Opozita thotë se këto zgjedhje, që kanë nxjerrë fitues Lukashenkan, janë manipuluar, ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë refuzuar t’i njohin rezultatet dhe Lukashenkan nuk e konsiderojnë udhëheqës legjitim të Bjellorusisë.

Kriza ka arritur nivel tjetër në maj, pas incidentit me avion, i cili nga shumë vende është konsideruar si “rrëmbim shtetëror”.

BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë sanksionuar edhe më herët Bjellorusinë, duke u vendosur ndalesa udhëtimi dhe duke u ngrirë asetet zyrtarëve të shtetit.

Sanksionet e fundit financiare përfshijnë kufizime ndaj Qeverisë bjelloruse për hyrje në tregjet e kapitalit të BE-së.

Related posts

SHBA po heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist! The Guardian: Serbia mund të ndëshkohet

Xh M

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Xh M

Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!