Agjencia Zhurnal.mk.

BE: Asociacioni duhet zbatuar urgjentisht – Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse nuk e bënë këtë

Bashkimi Evropian ka përsëritur edhe një herë se çështja e themelimit të Asociacionit duhet të zbatohet urgjentisht nga Kosova.

Kështu është shprehur të martën në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano paralajmëroi se nëse Kosova dështon të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së.

“Themelimi i Asociacionit është një kërkesë e kahershme, është një obligim i kahershëm nga ana e Kosovës, kështu që duhet të zbatohet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga nivelet më të larta të BE-së, kështu që nëse Kosova nuk e arrin ta bëjë nuk do të shihet si shenjë pozitive e gatishmërisë për të vazhduar në rrugëm e normalizimit e që tash është e lidhur me progresin e Kosovës në rrugën europiane”, tha Stano.

Duke folur për takimin e së enjtes që do të zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Stano tha se në këtë takim tema kryesore nuk do të jetë Asociacioni, megjithatë do të jetë prezentë.

“Takimi i së enjtes është i fokusuar në çështje të tjera, sidomos në çështjet që janë diskutuar javën e kaluar dhe javën më parë për të zgjidhur kryesisht implikacionet e pasojave të vendimit të BQK-së. Asociacioni nuk është tema kryesore, por do të jetë prezentë. Është prezentë në secilin takim, në të gjitha ndërkomunikimet me partnerët e Kosovës, sepse është një nga kushtet që është vërtet urgjente të zbatohet sa më shpejt dhe pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, ka thënë Stano.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vazhdojnë të ngulin këmbë se Kosova është e detyruar ta themelojë Asociacionin. 

Related posts

Ministri i Mbrojtjes ngre shqetësime mbi tensionet Kosovë-Serbi

Xh M

Bora zbardhi Strazhën

Xh M

Një person gjendet pa shenja jete në Batllavë të Podujevës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky