Agjencia Zhurnal.mk.

BDI: Të hetohet ndarja e 16 milionë eurove nga Komuna Çair një personi të vetëm

Shkup, 12 tetor – Bashkimi Demokratik sot ka kërkuar që të bëhet hetim ndaj Komunës së Çairit për ndarjen e tenderëve për dy kompani që kapin vlerën prej 16 milionë euro.

“Raportohet që nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani “Bauer BG SHPK” dhe “EnergoInvest Trejd”, të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova.

Sipas raportimeve, komuna Çair ka lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi në vlerë prej 4.113.165 euro me kompaninë “Bauer BG”, si dhe marrëveshje në vlerë prej 11.091.674 euro për sheshin “Skënderbeu”, që në total është 15.204.843 euro”, akuzojnë nga BDI.

Ftojmë institucionet përkatëse, shtojnë nga atje, që të hulumtojnë keqpërdorimin eventual të mjeteve buxhetore dhe të veprojnë në përputhje me ligjin.

Related posts

Jovan Mitreski pritet të jetë kryetar i ri i Kuvendit

Xh M

Xhaferi: Me përkushtim do ta ushtroj pozitën e kryeministrit

Xh M

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Xh M