Agjencia Zhurnal.mk.

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo OBRM-PDUKM

Shkup, 2 prill – BDI sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se në vazhdimësi po sfidon bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike, duke shkaktuar huti në opinion se pikërisht ajo na qenka partia që mund të vendos se cila parti shqiptare është e denjë për partneritet qeverisës.

“I bëjmë me dije OBRM-PDUKM-së dhe derivateve të saj te opozita shqiptare se qytetarët janë partnerë kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pikërisht qytetarët vendosin se kush do të udhëheq Qeverinë në mandatin e ardhshëm.

Në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe të frikësuar se fitorja e thellë e presidentit në ardhje – Bujar Osmani dhe e Frontit Europian, VMRO dhe opozita shqiptare po vazhdojnë me fjalorin e pistë zgjedhor, duke dashur të minimizojnë çdo ndryshim që i ka ndodhur vendit dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Fronti Europian, shtojnë nga atje, është koalicion serioz, me përgjegjësi të madhe që për detyrë kryesore e ka trasimin e rrugës europiane të shtetit dhe jo lojërat me fjalë që, për pikë politike, e vënë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj.

Related posts

Ja opcionet që i ofrohen qytetarëve ditën e votimit

Xh M

Policia shqiptare arreston policë e biznesmenë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve

Xh M

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy