Agjencia Zhurnal.mk.

BDI dhe Visar Ganiu po bëjnë histori në Çair, shumicë absolute dhe 50% gra në këshillin komunal

Shkup, 19 tetor – Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit prodhuan rezultat historik për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Çairit. Sipas rezultateve zyrtare, tanimë të konfirmuara edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, BDI do të ketë 14 këshilltarë në këshillin komunal të Çairit dhe me këtë për herë të parë në historinë e kësaj komune do të qeverisë e vetme edhe me këshillin komunal, pa pasur nevojën e ndonjë koalicioni me këshilltarët e partive tjera, shkruan Zhurnal.mk.

Jo vetëm rezultati, ajo që e dallon BDI-në nga oponentët e saj politik është edhe qasja ndaj rinisë dhe grave. Në këshillin komunal të Çairit nga 14 këshilltarë, 7 janë femra apo 50% e këshilltarëve komunal. 

Nga BDI-ja dega Çair thonë se në rrethinë e dytë pritet të konfirmohet edhe fitoren e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili në raundin e parë la me mija vota prapa oponentët e tij politik, para disave është tremijë vota në avantazh, e para disa tjerave mbi 10 mijë vota, ndërsa për dhjetëra vota edhe pse fitues absolut nuk arriti që të fitojë që në rrethinë e parë.

Sipas tyre, në rrethinë e dytë pritet ri-konfirmim i rezultatit të rrethit të parë, duke pasur parasysh se oponenti i z.Ganiu, edhe pse në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ngeli prapa për mija vota. Në rrethinë e dytë Bekim Sali të Alternativës, ASH-së e VMRO-DPMNE-së,

Sipas njohësve të rrethanave politike Bekim Saliut nga AlterNativa, mund ti ulet edhe më shumë trupi votues, për shkak të pakënaqësive të votuesve nga rezultati i dobët i koalicionit të tij në nivel vendi. Pritet që ato votues strehë të gjejnë në BDI, duke votuar Visar Ganiun dhe me këtë dallimi të thellohet edhe më shumë.

Related posts

Xhaferi në takim me kryetarët e parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor

D V

Diplomoi gjenerata e katërt e studentëve të UNT-së

Xh M

Lirman në Tiranë: Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, jemi të përkushtuar në hapjen e negociatave

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More