Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina zbulon se ku do të transferohet Valmir Veliu sezonin e ardhshëm

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina sonte ishte i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’

Batatina i cili me skuadrën e tij ishte në Antalia të Turqisë për para përgatitje për sezonin pranveror e ka përmendur formën e lartë që po e kalon Valmir Veliu.

Trajneri i Llapit ka deklaruar që Veliu, ka qenë thjesht fantastik përballë klubit rus Grozny, ku edhe këta të fundit janë impresionuar, por ai deklaroi që Veliu nga sezoni tjetër do të bëhet pjesë e Superligës së Turqisë.

‘Valmir Veliu aktualisht është futbollisti më i mirë në Ligë. 99% ky lojtar nga sezoni tjetër do të bëhet pjesë e Superligës së Turqisë’ tha Batatina.

Related posts

Drita – Gjilani, ja cilën skuadër e favorizojnë statistikat

Redaksia

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 11-të në Ligën e Parë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Redaksia

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Ukrainës, Larisa Dir

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More