Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina tregon se sa fiton Llapi nga transferimi i Salihit te Lokomotiva e Zagrebit

Salihu ishte i huazuar për 1 vit te ekipi kroat, kurse tani edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Lokomotivës së Zagrebit.

Lidhur me këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, për të kuptuar shumën e transferimit të 19-të vjeçarit në Zagreb.

Batatina ka thënë se Salihu është transferuar te Lokomotiva e Zagrebit si lojtar i lirë, por klubi i Llapit e zotëron kartonin e tij prej 25%.

“Ashtu siç kam bërë me Mirlind Dakun e Festim Alidemen, ashtu kemi vepruar edhe te rasti i Hajdin Salihut. Nuk kam dashur të ia mbylli dyert as Hajdinit dhe e kam liruar si lojtar të lirë, por klubi i Llapit zotëron 25% të kartonit të tij. Unë dua ti promovoj talentët dhe jo ti pengoj. Unë e kam aktivizuar si 17 vjeçar në Superligë dhe tani jam shumë i lumtur si trajner për transferimin e Hajdinit në Zagreb”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.

Hajdin Salihu ishte pjesë e Llapit nga edicioni 2018/19 dhe kishte kontratë valide deri më 2022.

Related posts

Presidenti Ademi bëri hapjen e turneut “Shpresa për Jetimët” në Ingolstad

Redaksia

Nga Brukseli/ Maqedonia e Veriut ka ndërmarë hapa për harmonizim të politikave të BE-së për kapitullin 10

Z.H

LSDM: A ka frikë Mickoski se edhe ai pas Gruevskit mund të përfundojë në listën e zezë të SHBA-ve?

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More