Së fundmi, skuadra nga Podujeva është mposhtur në Suharekë nga ekipi i Ballkanit me rezultatin e pastër, 2-0.
Tahir Batatina ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” ku ka treguar për padrejtësinë që i është bërë ekipi të tij.
“Mendoj që Llapit në krahasim me skuadrat tjera i është bërë një padrejtësi e madhe në fillim të kampionatit. Pas marrjes së vendimit nga Federata e Futbollit të Kosovës të gjitha skuadrat do ta ndryshojnë fushën nga bari artificial në bari natyral, ne kemi filluar punimet në stadium sepse kështu ishte vendimi. Kemi filluar kampionatin dhe kemi dalë nga shtëpia jonë për shkak se punimet në “Zahir Pajaziti” janë duke vazhduar. Nuk është e lehtë që ndeshjet t’i luash mysafir”, ka thënë Batatina në emision.
Llapi pas pesë xhirove pozicionohet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm dy pikë të mbledhura.