Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Secila skuadër e madhe që do të jetë përballë neve, nuk do të jetë problem për ne

Sot u mësua emri i skuadrës së fundit që i bashkohet çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Llapi ka triumfuar me rezultat 2-0 në udhëtim te Ferizaj, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin me bari sintetik, shkruan Gazeta Olle.

Ekipi i Batatinës e kreu punën që në pjesën e parë, duke realizuar të dy golat e ndeshjes.

Ishte Alban Shillova që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 31-të, ndërsa golin e dytë e realizoi Kastriot Selmani në minutën e 40-të.

Batatina pas ndeshjes në intervistën për mikrofonin e “Art-Sport” tregoi se Llapi nuk do të ia ketë frikën asnjë kundërshtari, në veçanti pas kësaj paraqitje që bënë sot.

“Po mendoj se gjithmonë ndeshjet e parë janë të vështira, pa marrë parasysh se me cilën skuadër përballesh. Kemi qenë të vëmendshëm, të kujdesshëm në pjesën e dytë që të kualifikohemi tutje. Sa janë të lumtur këta djem po shihen në fushë, këta edhe në fazën përgatitore kanë bërë paraqitje të mira. Tempo e lojës ishte shumë e mirë dhe kjo më bënë që edhe në kampionat do të jemi të fortë.

Në stadiumin Zahir Pajaziti do të kthehemi dhe do të jemi një skuadër solide. Secila skuadër e madhe që do të jetë përballë neve, nuk do të jetë problem për ne. Ndoshta ndeshjen do ta zhvillojmë si vendës dhe kjo do të jetë një përparësi e madhe. Nuk do të ngutemi në kampionat, nuk do të jetë befasi nëse Llapi e fiton përsëri Kupën, siç kishte bërë Feronikeli, kampionati është i gjatë, do të jemi të qetë, do shkojmë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Batatina.

Përveç Llapit, këto janë shtatë skuadrat që e siguruan biletën drejt çerekfinales: Gjilani, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Drita, Ballkani dhe Prishtina.

Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt).

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Po bindet VMRO? Protesta sot përfundoi pa incidente

Xh M

Presidenti Pendarovski takoi të rinjtë nga Çairi që fituan në garën e NASA-s

Z.H

Fillon ndërtimi i sistemit të vogël të ujitjes në Tearcë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More