Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Pikë në “Zahir Pajaziti” nuk do të marrë askush, për këtë ju garantoj

Në javën e 19-të të BKT Superligës së Kosovës, Llapi mori fitore komodes 2-0 në shtëpi ndaj Ulpianës.

Trajneri Tahir Batatina ishte i lumtur për këtë triumf, derisa bëri një parashikim të madh, duke potencuar se në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk mund të marrë pikë asnjë skuadër.

“Në pjesën e parë ishim t’u festua, në pjesën e dytë kemi luajtur futboll, ne pjesën e parë ka qenë emocionale, pasi u rikthyem në stadium”, deklaroi fillimisht trajneri i Llapit për Art Sport.

“Në pjesën e dytë kërkova të ndryshojmë taktikën dhe erdhëm deri tek golat. Kemi mundur të realizojmë ende gola, sot kemi treguar që do të jemi një Llap i pamposhtur në Zahir Pajaziti, këtu pikë nuk do të marrë askush, për këtë ju garantoj”.

“Do të luftojmë deri në fund për titull të kampionit, unë besoj shumë tek këta djem. Jemi pesë pikë larg kreut dhe kjo diferencë do të shkrihet sikur bora e pranverës, tani kemi infrastrukturë, kemi bërë organizim për këtë. Me këtë stadium, ne do ta themi fjalën kryesore në këtë kampionat”, shtoi më tej Batatina.

Related posts

Pfizer do të kërkojë miratimin e vaksinës për moshat 5 deri në 11 vjeç

Redaksia

Ndërron jetë Ognen Stavrev, gjykatësi në rastin “Monstra”

Xh M

Pendarovski për iftar në Kondovë të Sarajit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More