Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina pas barazimit me Malishevën: Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, e kemi merituar fitoren

Llapi nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Malishevës, të vlefshme për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, pasi duke u bazuar në rastet e krijuara ekipi i tij e meritoi fitoren, shkruan Gazeta Olle.

“E kemi përgatitur mirë lojën, e kemi ditur që Malisheva ka një ekip të mirë. Taktikisht kemi bërë maksimumin gjatë tërë ndeshjes, shënuam një gol të jashtëzakonshëm. Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, e kemi merituar fitoren pasi krijuam shumë për të shënuar por nuk ishte fati në anën tonë. Dy pikë janë shumër për t’u humbur në “Zahir Pajaziti” por sidoqoftë duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës”, tha Tahir Batatina.

Pas nëntë javësh, Llapi pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me nëntë pikë, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Olle/

Related posts

Osmani në Bratisllavë takon të dërguarin e Francës për Ukrainën, Ejbron dhe opozitaren bjelloruse, Tihanovskaja

Xh M

Nesër do të lirohet Feta Alimi

Xh M

Në UT u shënua dita botërore e Nutricionit

Xh M