Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Nuk jemi në presion, do të japim gjithçka nga vetja

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe zëvendëskapiteni, Benjamin Emini një ditë para ndeshjes derbi me Dritën janë paraqitur në konferencë për media.

Fillimisht për përshtypjet para ndeshjes foli kryetrajneri Batatina.

“Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë. Djelmoshat janë të motivuar maksimalisht. Do ta bëjmë maksimumin. Kemi arritur të marrim fitore në ndeshjen për Kupë ndaj Ferizajt dhe në kampionat ndaj Ulpianës. Nuk kemi presion, do të shohim si do shkoj ndeshja, por ne jemi të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja”, tha fillimisht Batatina.

Ndër tjerash, kryetrajneri Batatina ka vlerësuar cilësitë e Dritës megjithatë beson në kualitetin e ekipit.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E dimë që Drita ka një skuadër cilësore e cila ka lojtarë cilësor brenda grupit por edhe ne kemi një skuadër shumë cilësore ku kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit”, përfundoi trajneri i Llapit.

Poashtu lajm pozitiv për trajnerin Batatina është rikthimi i sulmuesit ganes, Latif Amadu. Latif është i grumbulluar për këtë takim.

Ndeshja e derbi e kësaj jave në Superligën e Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit, zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

Related posts

“Pesëshet e dhuruara”, Stanoeva: Ka trysni për notat, i degradojmë ata që i meritojnë pesëshet

Xh M

ASH: Procesi i Berlinit e ardhmja e Ballkanit, Qeveria të heq dorë nga “Open Ballkan”

Xh M

KE: Të përforcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More