Agjencia Zhurnal.mk.

​Batatina: Në “Zahir Pajaziti” do të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare

Nga e diela e 13 shkurtit skuadra e Llapit ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, terren ky në të cilin është bërë një investim i madh dhe tashmë është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve.

Sfida e parë në stinorin pranveror për Llapin do të jetë ajo kundër Ulpianës në kuadër të xhiros së 19-të, por paraprakisht do të organizohet një ceremoni hapëse në këtë stadium.

Për KosovaPress, trajneri Tahir Batatina ka zbuluar se aty do të jenë të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe zyrtarë të tjerë të FFK-së, një delegacion nga Federata Shqiptare e Futbollit si dhe do të ketë të ftuar edhe nga pushteti qendror dhe ai lokal.

“Të dielën do ta bëjmë hapjen zyrtare të stadiumit “Zahir Pajaziti” pas rinovimit që është bërë. Jemi duke u kujdesur maksimalisht që ta organizojmë një ceremoni madhështore ku do të marrin pjesë dhe Agim Ademi nga FFK, pastaj një delegacion nga Shqipëria si dhe do të ftojmë edhe zyrtar nga niveli qendror dhe lokal. Ky stadium është vendi nga ku e ka filluar karrierën legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri, andaj interesim për të qenë prezent kanë shprehur edhe njerëz nga Maqedonia dhe Presheva”, ka thënë Batatina.

Trajneri i Llapit ka bërë të ditur se me rinovimin e bërë, stadiumi pritet që ta marr licencën e kategorisë e dytë dhe se aty do të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare, duke përfshirë ato të kombëtares së Kosovës për grup-moshat më të reja.

“Stadiumi i Llapit po licencohet në kategorinë e dytë dhe në bazë të kësaj, në Podujevë do të mund të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare sepse stadiumi është shumë cilësor. Aty mund t’i zhvillojnë ndeshjet kombëtaret U21 dhe U19 të Kosovës”, ka thënë Batatina.

Ai me tutje ka theksuar se skuadra e tij do ta vazhdojë punën aty ku ka mbetur në luftën për titull në Superligën e Kosovës derisa shprehet i bindur se skuadra ka fuqi për të luftuar edhe në Kupën e Kosovës.

“Me faktin që në skuadër kam sjell lojtarë shumë cilësorë në afatin kalimtar të verës së kaluar dhe i kam krijuar dy skuadra brenda një skuadre, i kam 27 lojtarë të cilët janë të gjithë në dispozicion dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin. Mendoj se mund të luftojmë në të dy frontet dhe t’ia dalim me sukses”, tha Batatina.

Në fund, kryetrajneri i Llapit paralajmëroi se “Zahir Pajaziti” do të jetë një arenë e nxehtë për rivalët.

“Stadiumi ynë ka qenë gjithmonë një arrë e fortë për rivalët edhe në vitet e kaluara. Por, mendoj që pamja e re që ka marrë fusha do të reflektojë shumë më ndryshe te lojtarët dhe të cilët do të luftojnë në çdo ndeshje. Secili rival që zbarkon në “Zahir Pajaziti do ta ketë shumë të vështirë që të dalë me pikë nga aty, edhe pse asnjëherë nuk do të thotë që nëse e ke stadiumin e mirë edhe do të fitosh”, ka thënë në fund Batatina.

Llapi momentalisht renditet në vendin e katërt me 29 pikë në tabelë, gjashtë më pak se Gjilani në vendin e parë.

Related posts

Janevski: Trendi i shtrenjtimit të çmimeve do të vazhdojë

Xh M

Dimovski: Të përmbushet obligimi ligjor për harmonizimin e të gjitha pagave me minimalen

Z.H

Trençevska: Rritje e vazhdueshme e rrogës minimale dhe masa për aktivizim të personave të papunë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More