Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Malisheva duhet vlerësuar lartë por besoj në skuadrën time dhe në punën që kemi bërë

Kryetrajneri i Llapit Tahir Batatina dhe futbollisti Alban Shillova janë prononcuar për media një ditë para ndeshjes kampionale të vlefshme për javën e 22-të ndaj Malishevës. 

Batatina fillimisht foli për përshtypjet para ndeshjes së xhiros së 22-të.

“Mendoj që edhe ndeshja e nesërme është si çdo ndeshje tjetër, e dimë që kemi rezultate pozitive në vazhdimësi si skuadër, por duhet të jemi të vëmendshëm sepse kemi përball vetes një skuadër si Malisheva me futbollistë shumë cilësor që kanë fituar trofe.

Skuadra e Malishevës duhet vlerësuar lartë por besoj në skuadrën dhe në punën që kemi bërë gjatë këtyre ditëve që kishim pas ndeshjes me Feronikelin. Mendoj që kemi marrur të gjitha masat që të paraqitemi nesër sa më mirë”, tha Batatina.

Tutje, kryetrajneri i llapjanëve foli për ngarkesat nga ndeshjet e shpeshta.

“Ka qenë një javë e ngarkuar por e dimë që Llapi brenda skuadrës ka dy ekipe. Këtë gjë e kam potencuar shumë herë. Jam munduar ta menaxhoj mirë situatën brenda grupit që në momente të caktuara të funksionojmë dhe t’i ruaj lojtarët për ndeshje me skuadra më të forta. E dimë që gjithë lojtarët i kemi cilësor dhe diferenca në cilësi mes tyre është shumë e vogël.

Ndaj Feronikelit kemi pasur në lojë futbollistë që kanë pasur më pak minutazhë dhe për atë iu kemi dhënë hapësirë. Situatën e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme që në ndeshjen e radhës të jemi të gatshëm dhe të kemi freskinë e duhur duke ditur se na pret një ndeshje shumë e vështirë”.

Në fund, Batatina foli edhe për sulmuesin e ri të Llapit, Latif Amadu.

Batatina: Sulmuesi Latif Amadu ka ardhur në skuadër me plotë konkurrencë dhe tek ne ka gjetur edhe 3 sulmues tjerë. Dy prej tyre janë më të rinj kurse Shillova me eksperiencë. Presim që ai të na ndihmoj për faktin se ne ‘luftojmë’ për kreun e tabelës dhe kemi ndeshje ndeshje të shumta brenda javës, dëmtime eventuale apo kartonë.

Më gëzon fakti që tek Llapi të gjithë bëjnë gola. Ne punojmë për ekipin dhe jo individin gjë që jemi edhe në këtë pozitë. Jemi të fokusuar të shënojmë gola të gjithë, të mbrohemi mirë dhe të luajmë mirë taktikisht”, përfundoi Batatina.

Ndeshja Llapi – Malisheva zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumi “Zahir Pajaziti” dhe mungesa e vetme nga ky takim do të jetë kapiteni Bujar Idrizi i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kurse nga suspendimi me kartonë rikthehen mbrojtësi Elvis Prençi dhe mesfushorët Arbnor Ramadani e Ilir Krasniqi kurse nga një dëmtim i vogël, rikthehet edhe mbrojtësi i majtë Ardit Peposhi.

/Gazeta Olle/

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy