Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Llapi pa Veliun, si Barcelona pa Messin

Ndeshja në mes të Dukagjinit dhe Llapit e zhvilluar të dielën në Klinë përfundoi pa gola.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Llapit i ka munguar loja e mirë pasi mungoi Valmir Veliu.

‘Bëmë maksimumin për të fituar pikët e plotat, por nuk ia dolën. Kur Barcelona nuk ka pasur Messin nuk ka pas lojë të mirë, kurse ne nuk e kishim Valmir Veliun që ishte një mungesë e madhe”.

“Por, djemtë luajtën mirë, ndoshta në pjesë ne dytë kemi qenë më të rezervuar edhe pse mendoj se kemi mundur ta fitojmë ndeshjen. Megjithatë, është e rëndësishme që kemi vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ndonëse sot është dashur të fitojmë. Synojmë pikët e plota në ndeshjet tjera për të mbetur në krye të tabelës, aty ku Llapi e ka vendin’, ka thënë Batatina.

Llapi me këtë barazim pozicionohet në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të mbledhura, gjersa Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit me 17 pikë të mbledhura.

Related posts

Goran Ivanov zëvendëson Arafat Muaremin në Policinë Financiare

Z.H

Pesëdhjetë milion euro nga BEI për projekte infrastrukturore në komuna

Z.H

Në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA, vendi përfitoi 4.318 mln dollarë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More