Batatina përmes këtij statusi ka ngritur lartë punën e ekipit dhe arritjet, duke shprehur se ka krijuar një grup unik dhe lojë unike, shkruan Gazeta Olle.
“Jemi një skuadër me mentalitet fitues, asnjëherë nuk dimë se çka është dorëzimi dhe lufta për trofe na bën të besojm shumë. Na është nevojitur kohë dhe punë për të bërë një skuadër me mentalitet fitues si në kushte të vështira, si tash në kushte moderne.
Ne kemi krijuar një grup unik, një lojë unike dhe një dashuri tek shumë adhurues të futbollit për lojën e bukur dhe të kënaqshme”, ka shkruar kryetrajneri i Llapit.
Bardhekatrit në edicionin e ri gjenden në pozitën e gjashtë në tabelë, ku kanë mbledhur 15 pikë në 12 xhiro.
Kujtojmë se Llapi ishte fitues i Kupë dhe Superkupës së Kosovës në edicionin e fundit. /Gazeta Olle/