Tifozët e zjarrtë të suharekasve, “Xhebrailat” thumbuan trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën për deklaratën e tij pas ndeshjes së fundit ndërmes dy skuadrave, shkruan Gazeta Olle.
“Nesër vjen tuxhari i cili krahasoj Suhareken me serbin, te gjithe e dini se cila fjali eshte adekuate per kete person neser. TUXHAR WELCOME TO REPUBLIC OF SUHAREKA”.
I menjëhershëm ishte reagimi nga Batatina, i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale iu kundërpërgjigj tifozëve të Ballkanit.
“Po e presim trofeun e tretë dhe iu ftojmë që pasi t’i përfundoni punët në ara dhe të mbjellurat të na vizitoni dhe të fotografoheni me Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në postimin e trajnerit të Llapit.
Shkrimi i plotë:
/Gazeta Olle/