Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina i kërkon falje tifozëve që nuk kanë parë lojë të bukur: Rëndësi kishin vetëm tri pikët

Llapi ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva aktualisht ka gjashtë pikë, duke shfaqur kështu një start tejet të dobët në këtë edicion.

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se Llapit të tij dhe Barcelonës nuk po i ecën mbarë në këtë sezon, derisa këtë fitore ia dedikon humanistit Halil Kastrati që ka aktualisht probleme shëndetësore.

“Më shumë ka qenë lojë nervash se sa futbolli. Në këtë ndeshje na janë dashur pikët dhe me vjen keq për legjendat llapjane që nuk kanë parë ndeshje të bukur, por megjithatë përgëzojë edhe lojtarët që dhanë maksimumin për të marrë fitore”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kjo fushë nuk na lejon që të bëjmë maksimumin, mirëpo që kjo fitore i largon nga gjendja psikologjike dhe kemi 10 ditë pushim e me pas do të kthehemi furishëm. Fakt që unë këtyre lojtarëve i qëndrojë mbrapa dhe me dy pikë, pasi këtë sezon Llapi dhe Barcelona nuk po i shkon ashtu si duhet”.

“Këtë fitore ia dedikoj humanistit Halil Kastrati, pasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe i deshirojmë shërim sa më të shpejtë”, përfundoi Batatina. /Gazeta Olle/

Related posts

Kuota të “çmendura” nga kompania e basteve për ndeshjet Buducnost – Llapi dhe Gjilani – Liepaja

Redaksia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Redaksia

Vjen reagimi nga Ministria e Sportit për ngjarjen në Gjilan: Kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More