Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina i frustruar pas ndeshjes: Ofendimet e tyre tregojnë organizimin e klubit dhe respektin e tyre

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, u shpreh i pakënaqur me organizimin e ndeshjes ndaj Ballkanit në Suharekë.

Trajneri llapjan tha se tifozët vendas kanë vazhduar me ofendime dhe takimi është dashur të ndërpritet.

“Së pari në këto kushte nuk është dashur të zhvillohet ndeshja, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto ndërprerje dhe sharje e ofendime gjatë gjithë takimit. Kjo sjellje nuk i ka hije as Kosovës dhe as Suharekës.

Ofendimet e tyre tregojnë organizimin e klubit dhe respektin e tyre. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje është dashur të mos e zhvillojë këtë takim. Gjatë tërë ndeshjes ka pasur hedhje të gjësendeve të forta, por ndeshja nuk u ndërpre.

Sa i përket ndeshjes e kemi dominuar gjatë gjithë kohës, por kemi pësuar dy gola nga gabimet tona”, deklaroi Batatina.

Related posts

Zyrtare: Trepça ‘89 transferon futbollistin nga Superliga

Redaksia

MF monitoron realizimin e investimeve me mekanizimin KAPEF – në III mujorin e parë janë rezervuar 558 milionë denarë

Xh M

Kasami priti ambasadoren britanike, Gallouej

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More