Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina: Gjyqtarët e rinj nuk kanë potencial për derbi, ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës

Llapi ka pësuar humbje të thellë në xhiron e pestë të Albi Mall Superligës në futboll. 

Skuadra nga Podujeva u mposht në udhëtim te Drita, me rezultat 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka fajësuar gjyqtarët, të cilët sipas tij e vendosën ndeshjen në pjesën e Parë.

“Që nga fillimi dy penallti, asnjëra nuk ishte. Gjithçka vendosën referat në pjesën e parë dhe normalisht që është problem të kthehesh në lojë. Dritës i kishin mbetur disa pije pa i pirë nga Kupa e Kosovës, le t’i pinë sot, le të festojnë. Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës, ta bëjmë maksimumin. Futbolli luhet gjatë, ka shumë për t’u luajtur. Por, një derbi i tillë me këta arbitra, që kam shpresuar shumë në ta, dhe niveli si kanë referuar këta gjyqtarë sot, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Superligës. Një arbitrim i tillë e prish derbin, janë të ri, por në ndeshje të tilla nuk kanë potencial”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Batatina. /Gazeta Olle/ 

Related posts

Aliti: Përfshirja e OJQ dhe sektorit privat është kusht për sukses në transformimin digjital

Xh M

Alternativa ndërron vendin në Kuvend, katër deputetët zhvendosen në anën e shumicës parlamentare

Z.H

Besimi: Kriza aktuale është cunami për ekonominë tonë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More