Agjencia Zhurnal.mk.

Batatina flet pas barazimit me Gjilanin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Gjilanit, shkruan Sheshi.info

Por, Batatina insiston se një barazim ndaj Gjilanit, nuk është humbje. Ai tregoj se ekipi i tij është në formë të mirë dhe pretendent për titullin e kampionit.

‘E kemi ditur se do të përballemi me pozitën e parë dhe me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen ndaj skuadrës së Gjilanit. Nuk i kemi dhënë hapësirë Gjilanit”.

“Tani edhe ne jemi në luftë për kreun e Superligës. Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit. Nuk kemi mundur ta bëjmë lojën tonë. Mendoj që pak më të kujdesshëm kemi mundur të bëjmë gol. Të dyja bëmë lojë cilësore. I përgëzoj djemtë për lojën dhe mendoj se ka ndeshje tjera ku do të mund të fitojmë pikë”.

“Suksesi në të cilin jemi tani është falë djemve. Jemi skuadra më në formë në Superligë. Por, nuk ndërpritet seria pozitive ndaj Gjilanit. Jemi afër me skuadrat në tabelë, ruajtëm distancën në 4 pikë me liderin dhe nuk është diferencë e madhe’, ka theksuar Batatina.

Related posts

Sa ka rrezik për rajonin? NATO me trupa shtesë në stërvitjet në Kosovë

Xh M

Dimitar Kovaçevski kryetari i ri i LSDM-së

D V

ASH: Thirrje deputetëve të minorancës, ta çlirojmë vendin nga krimi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More