Shkup, 13 tetor – Nëpunës policorë të Stacionit Policor Gjevgjeli sot kanë privuar nga liria personin A.Sh.(42) nga Gjevgjelia.
Siç kumtoi MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, fara nga bima e kanabisit, rrënjë të thata nga bima e kanabisit dhe sende me mbetje marihuane dhe lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa gjatë kontrollit në oborr, janë gjetur dhe konfiskuar 29 rrënjë të mbjellura të kanabisit.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe me të është zhvilluar një bisedë zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.