Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkimi Europian thirrje Kinës të reagojë ndaj aktivitetit kibernetik në territorin e saj

Bashkimi Europian ka denoncuar aktivitetet e dëmshme kibernetike, të ndërmarra në territorin kinez, tha në një deklaratë Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell.

 

”Ne do të vazhdojmë të nxisim autoritetet kineze që t’u përmbahen rregullave dhe të mos lejojnë në territorin e tyre veprimtari kompjuterike në dëm të të tjerëve”, deklaroi Borrell.

”BE i ka kërkuar Kinës të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbuluar, hetuar dhe adresuar situatën”, shtoi ai.

”BE-ja dhe vendet e saj anëtare riafirmojnë angazhimin e tyre për sjelljen e përgjegjshme të shtetit për garantimin e një hapësire ​​kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi zyrtari i lartë.

Borrell specifikoi se “BE dhe vendet e saj anëtare, së bashku me partnerët e tyre diskutuan mbi aktivitetet e dëmshme kibernetike të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë, sigurinë, demokracinë dhe shoqërinë tonë në përgjithësi”.

“BE dhe shtetet anëtare të saj vlerësojnë se këto aktivitete janë ndërmarrë me qëllim dashakeqës nga territori i Kinës”, shtoi Borell./abcnews.al

Related posts

Biden, Putinit: SHBA-ja do të marrë masa, pas sulmit të fundit kibernetik

D V

Holanda do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë

D V

Kisha serbe “rrëzon” qeverinë malazeze: Abazovic humbet mbështetjen e shumicës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More