Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik si konkurent i Bashkimit Evropian

Shkup, 20 maj – Zhurnal.mk – Në botë çdo ditë po krijohen bashkësi të ndryshme të cilat synojnë bashkimin e disa shteteve të cila do të gjeneronin fuqi më të madhe politike, ekonomike dhe ushtarake të cilat do të mundësonin edhe ndikim më të madhë në arenën ndërkombëtare

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (BEE) ëshë një ilustrim i tillë në të cilët vendet nga Europa lindore dhe Azia Qëndrore dhe Azia Perëndimore janë bashkuar për të krijuar një union ekonomik e cila synon që ti kudërvihet fuqisë ekonomike dhe politike të Bashkimit Europian (BE) dhe ta balancojë fuqinë politike-ekonomike në rritje të Kinës.

BEE u nënshkrua në maj të vitit 2014 nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani dhe hyri në fuqi në 1 janar 2015, të cilës në të njejtin vit i’u bashkuan Armenia dhe Kirgistani duke krijuar një union me 5 shtete të cilat në të kaluarën që të gjithë kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, që përmes saj Kremlini po synon që ta ruaj prezencën dhe fuqinë dominuese të saj në këto ish republika, shkruan Zhurnal.

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik përfshinë një popullatë prej rreth 180 milion banorë dhe me një Bruto Prodhim të Brendshëm (GDP) që shkon në rreth 3 trilion dollar dhe një sipërfaqe prej 22.229.248 kilometra katrorë që mbulon 15 % të totalit të sipërfaqes së tokës, flet për një union me fuqi të konsiderueshme në eknominë dhe politikën ndërkombëtare.

Irani është një vend i cili ka shprehur gadishmërinë që të bashkohet me unionit Euroazitik, por që një gjë e tillë të realizohet është e vështirë, pasi si një shtet me sipërfaqe 1.648.195 kilometra katrorë, një popullatë prej 83 milion banorë dhe më një Bruto Prodhim Vendor (BPV) me rreth 410 miliard dollar, si dhe renditet si vend i dytë në botë për rezervat e gazit natyrorë do të paraqitej si një “kërcënim” për fuqinë ndikuese të Rusisë në këtë bashkësi.

Turkmenistani është një shtet tjetër i cili synon që ti bashkohet unionit, e cila ka një sipërfaqe prej 491.210 kilometra katrorë dhe një popullatë mbi 6 milion banorë, renditet e 4-ta me rezervat më të mëdha të gazit në botë, një BPV rreth 120 miliardë dollarë amerikanë, që do të ndikonte në shtimin e peshës së këti unioni në arenën ndërkombëtare.

Rusia është fuqia dominuese e kësaj bashkësia pasi ajo dominon në të gjitha aspeket, gjeografikishit është shteti më i madh me mbi 17 milion kilometra katrorë, ka popullatën më të madhe me mbi 143 milion banorë që përbën 80 % të totalit të popullatës së unionit si dhe përbën 87 % të totalit të PBB të organizatës, që e bën atë faktorin kryesorë në BEE, shkruan Zhurnal.

Qëllimet kryesore të këti unioni janë që të rrisë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve anëtare, të mundësoj lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit mes shteteve anëtare, krijimin e politikave të përbashkëta makrekonomike, rregullimin e çështjeve të industrsë, energjisë, transportin, buqësinë, tregëtnë e jashtme, investimeve dhe rregullime tjera teknike që do të mundësonin përfitime për të gjithë vendet anëtare. Ajo që bi në sy është se në krahasim me Bashkimin Europian, këtu nuk kemi një monedhë të përbashkët siç është Euro në BE, e që është një çështje e cila po shkakton problem në shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Tregtia mes këtyre vendeve në vitin 2000 që ishte periudhë para se të krijohej unioni shkonte në vlerën e 14.1 miliard dollarëve, kurse pas krijimit të bashkësisë shkëmbimet tregëtare mes vendeve kaluan vlerën e 50 miliard dollarëve që është një rritje e konsiderueshme e vëllimit të shkëmbimeve mes shteteve.

Tregtia e jashtme e Armenisë me vendet anëtare të unionit në vitin 2000 ishte 15.6 %, kurse në vitin 2018 u rrit në 27 % që kaloi vlerën e rreth 2 miliard dollarëve, ku nga kto 1.92 miliard ishin tregti me Rusinë.

Për Bjellorusinë unioni është shumë i rëndësishëm, pasi rreth 51 % e totalit të tregtisë së jashtme të saj është e lidhur me vendet e Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, por që është kjo shifër ka shënuar ulje në krahasim me disa vite më parë ku ato përbënin 60 % të tregtisë së jashtme, ku Rusia vazhdon që të jetë partneri i saj kryesorë, shkruan Zhurnal.

Kirgistani ka një total prej 35 % të tregëtisë se jashtme me vendet BEE-së, por edhe ky vend ka shënuar ulje të shifrave pasi në vitin 2007 tregëtia me këto vende ka qenë 57 %, gjithashtu edhe për këtë vend Rusia vazhdon që të jetë pratneri kryesorë i shkëmbimeve ekonomike.

Tregëtia e jashtme e Rusisë përbën vetëm 8 % të totalit të shëmbimeve me vendet e unionit e cila ka shënuar një rënie të vogël prej 2 % që ishte në vitin 2000, që tregon se në aspektin tregëtar ajo nuk është e varur nga kjo bashkësi. Importet ruse nga vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik u rritën nga afërsisht 14 miliardë dollarë në vitin 2015 në rreth 18.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2020, pjesa me e madhe u importua nga Bjellorusia, duke arritur në 12.58 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2020.

Në periudhën aktuale të vitit 2021, tregtia mes vendeve anëtare të Bashkimie Ekonomik Euroazatik u rrit me 6.8% duke shënuar rritje të dukshme në Rusi – me 9.7 %, në Bjellorusi – 3.9 % dhe në Armeni – 2.5%.

Vendet e Bashkimi Ekonomik Euroaziatik janë një superfuqi energjetike pasi këto shtete në vitin 2018 prodhuan rreth 22.2 % të totalit të gazit natyrorë duke zënë vendin e parë si prodhusit më të mëdhej në botë. Pos gazit natyrorë këto vende janë edhe prodhues shumë të mëdhej të naftës, ku këto shtete prodhojnë rreth 14.5 % të totalit të naftës botërore ku në 2015 zunë vendin e parë në botë për sasinë e prodhimit, poashtu ato prodhojnë rreth 4.9 % të energjisë elektrike duke zëne vendin e parë në botë në vitin 2018, e gjithë kjo tregon se kjo bashkësi mund të ndikojë fuqishëm tregun energjetik botëror.

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik me sipërfaqen e saj teritoriale, popullsinë dhe burimet energjetike po paraqitet si një faktor i rëndësishëm politiko-ekonomik, e cila ka potencialin që të shëndrrohet në një aktorë të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.//Zhurnal.mk

Related posts

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme në INK Idriozvë pas pretendimeve të personave të dënuar Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kanosje, reket dhe ryshfet

D V

AlternAtivA-Lëvizja BESA-Lëvizja Demokratike: Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO

D V

Kovaçevski mbështet Kosovën dhe KFOR mbi strukturën e sigurimit: Kemi fat që kemi politikan që duan të shohin rajonin në BE

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!