Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëshortët e vdekur nxirren nga lumi Radika

Gostivar, 29 dhjetor – Dy persona janë nxjerrë nga ujërat e lumit Radika, pas pasdite është raportuar se një makinë ka rënë në lumë. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor të fshatit Zhitanin, Komuna e Qendër Zhupës.

 

Nga SPB Tetovë informojnë se pasdite rreth orës 14 është raportuar se në afërsi të urës Skudrinjë në aksin rrugor Hanet e Mavrovës-Dibër në Radikë është vërejtur një makinë. Së shpejti në terren kanë dalë nëpunësit e policisë nga departamenti policor Rostushë të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një “jugo” me targa të Dibrës dhe se në të ka pasur dy persona. Pas ardhjes së njësitit zjarrfikës dhe ndihmës së parë nga Dibra, është konstatuar se në makinë ka pasur dy persona të vdekur.

Pas kryerjes së ekspertizës nga ana e ekipit të DPB Gostivar dhe prokurorit publik është konstatuar se bëhet fjalë për një bashkëshortët burri i moshës 63 vjeç dhe druaja e moshës 60 vjeç nga fshati Zhitanin.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi pas çfarë do të përcaktohet shkaku për vdekjen e tyre, ndërsa do të kërkohen edhe shkaqet të cilat kanë çuar në ngjarjen tragjike.

Related posts

Zaev: Punonjësit shëndetësor meritojnë respektin më të madh për sakrificën dhe kujdesin

Z H

Masat për hyrje në Greqi vazhdohen edhe për një javë

N E

Një incident i armatosur në Haraçinë një i plagosur

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More