Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëpunimi midis APRMV dhe qendrave për punë sociale për punësim të pranuesve të ndihmës së garantuar minimale

Shkup, 19 korrik – Është me rëndësi që qendrat për punë sociale dhe Agjencia për punësim të plotësohen në procesin e detektimit të anëtarëve më të punësuar të familjeve pranues të ndihmës minimale të garantuar.

 

Planet individuale të punës të bëra saktësisht të këtyre personave janë hapi i parë dhe më i rëndësishëm për përfshirjen e tyre në tregun e punës, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e sotëm të punës me drejtorin e Agjencisë për punësim, Abdush Demiri.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të Ministrisë dhe Agjencisë për punësim.

Nga MPPS kumtuan se në takim u bisedua për implementimin e tre parimeve në Planin operacional të këtij viti, diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe parimin e zhvillimit të balancuar rajonal.

Reformën sociale të cilën e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nënkupton bashkëpunimin ndërinstitucional, qasjen e përbashkët ndaj sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme. 

Related posts

Taravari: Nuk kam ikur, shkoj në Turqi i ftuar nga biznesi shqiptaro-turk

D V

Lazim Destani: Shqiponjat fluturojnë lartë, por, nuk e harrojnë folenë

D V

6 të infektuar dhe 27 të shëruar nga Covid, nuk ka të vdekur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More