Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëpunim tregtar dhe investues i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Sofje, 25 janar – Agjencia për Mbështetje të Sipërmarrësisë në Maqedoninë e Veriut dhe Agjencia bullgare për Promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në periudhën e ardhshme do të vendosin mundësi të reja për bashkëpunim tregtar dhe investues dhe do t’i nxisin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga të dy vendet të mbajnë forma të ndryshme të bashkëpunimit.

Kjo është parashikuar me Memorandumin për Mirëkuptim ndërmjet agjencive të nënshkruar sot në Sofje nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe homologu i tij bullgar Daniel Lorer në suaza të seancës së përbashkët të qeverive nga të dy vendet.

“Bashkëpunimi në përputhje me memorandumin e nënshkruar do të jetë në pjesën e shkëmbimit të informacioneve lidhur me politikat dhe masat për promovimin e NVM-së (Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme), shkëmbimin e përvojave në organizimin dhe administrimin e aktiviteteve për ofrimin e shërbimeve për NVM-në, organizimin e seminareve, panaireve dhe ekspozitave të tjera promovuese, aktivitete për forcimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet NVM-së nga të dyja vendet”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy