Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëpunim për Intiligjencën Artificiale dhe banesat sociale, Rama pret homologun portugez, Costa

Shqipëria dhe Portugalia do të bashkëpunojnë mbi projektet digjitale dhe të Intiligjencës Artificiale. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, gjatë një takimi të dielën në kryeministri, me homologun e Portugalisë, Antonio Costa.

Kreu i qeverisë shqiptare, e cilësoi kryeministrin portugez si një reformator të mirënjohur dhe të shumë vlerësuar. Rama bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të dërgohet një ekip ekspertësh shqiptar në Portugali.

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!”, shkruan Rama.

Related posts

Ka dëmtime në mushkëri, deputeti socialist Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje kirurgjikale

Xh M

Shpërthim i fortë në Lushnjë, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti Bujar Çela

Xh M

Shpërthim masiv në Lushnje të Shqipërisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy