Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Shkupit e Parisit

Shkup, 14 tetor – Pas përfundimit të takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, ministrja Sllavjanka Petrovska udhëton për vizitë pune në Francë, ku do të takohet me kolegun e saj francez, Sebastian Lekornu.

Petrovska, siç ceket në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, do të pritet zyrtarisht nga Lekornu, me nderimet më të larta ushtarake, intonimin e himnit të Maqedonisë së veriut dhe atij francez dhe qitje të Gardës republikane dhe trupave solemne të të gjitha gradave të forcave të armatosura të Francës.

Petrovska dhe Lekornu do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës franceze dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje parashihet përforcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve – aleate të Aleancës. Marrëveshja parasheh bashkëpunim të frytshëm bilateral në disa sfera, si politikën strategjike mbrojtëse, organizimin dhe funksionimin e forcave, pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare, stërvitje ushtarake, si dhe edukimin ushtarak.

Gjatë vizitës së punës në Francë, ministrja Petrovska do të takohet edhe me drejtorin e Institutit për studime të larta për mbrojtje nacionale të Francës, gjeneralin Benoa Dure, ndërkaq parashihet edhe takim me përfaqësuesit e kompanisë franceze MBDA, e cila prodhon pajisje të ndryshme për industrinë ushtarake.

Related posts

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari: Ligji për Shtetësi para zgjedhjeve lokale

D V

Giresse deklarohet për planet me Kosovën, tregon përse nuk është ftuar Paqarada

Redaksia

SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More