Agjencia Zhurnal.mk.

Bashkëpunim ndërmjet Universitetit Evropian në Shkup dhe Universitetit të Mjekësisë në Pllovdiv

Shkup, 2 korrik – Titullin profesor nderi do t’ia ndajë sot Universiteti Evropian në Shkup prof. Dr. Mariana Murxhev, rektore e Universitetit të Mjekësisë në Pllovdiv, Bullgari. Në këtë ngjarje do të zyrtarizohet edhe memorandumi i lidhur për bashkëpunim ndërmjet dy universiteteve, pas çka do të vijojë ligjëratë në temën “Rezistenca antimikrobe”.

 

“Prof. Murxheva me veprimtarinë e saj edukativo-arsimore, hulumtuese – shkencore dhe aplikative-profesionale ka afirmim dhe imazh të vërtetuar ndërkombëtarisht, ndërsa titullin profesor nderi i ndahet për shkak të kontributit të veçantë për vendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar – lidhjen e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Universitetit Evropian në Shkup – Fakulteti i Stomatologjisë, me Universitetin e Mjekësisë në Pllovdiv – Fakultet për Mjekësi Dentare”, njoftoi Universiteti Evropian.

Memorandumi përfshin shkëmbim të punëtorive arsimore-shkencore dhe studentë nga fakultetet me pjesëmarrje reciproke në procesin akademik, punë shkencore dhe profesionale, përgatitje të përbashkët të projekteve shkencore, pjesëmarrje në tubime, simpoziume dhe konferenca shkencore.

Related posts

Stoillkovski: Kandidatët e LSDM-së janë kuadro të vjetra

Redaksia

Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

D V

Përparim në aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE që gjatë kryesimit slloven, vlerësojnë Pendarovski dhe Santosh Silva

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More