Agjencia Zhurnal.mk.

“Bashkë Qeverisim”, slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me sloganin “Bashkë Qeverisim” në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kjo parti.

Slogani i Vetëvendosjes lidhet me faktin që fituan bindshëm zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, teksa kërkojnë ta përsërisin suksesin e njëjtë edhe në komuna.

“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje. Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje aktualisht udhëheq në tri komuna, Prizren, Mitrovicë dhe Podujevë.

Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sunday, September 19, 2021

Related posts

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Bislimi: Propozimet e Serbisë s’i pranoi as Lajçaku

Xh M

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në gjykatë – kusht që ministrat e KiE të votojnë pro Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky