Agjencia Zhurnal.mk.

Basha vizitoi familjen e prekur nga tërmeti/ Reagon Bashkia e Durrësit: Nuk ka aplikuar për të përfituar bonus, ky program është punë kolosale dhe jo llafe e propagandë!

Në 2 vjetorin e tragjedisë së tërmetit kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar familjen e Kujtim dhe Nexhmije Shkalla në Durrës duke deklaruar se shtëpia e tyre nuk është rregulluar dhe se ata janë braktisur. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Bashkia e Durrësit.

Bashkia e Durrësit kërkon të sqarojë opinionin publik se kjo familje nuk ka kryer asnjë aplikim në Bashkinë e Durrësit as për të përfituar bonus dhe as për të përiftuar nga ndonjëri prej programeve të rindërtimit.

“Sipas aktit normativ të qeverisë shqiptare nr.9 dt.16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore” si dhe VKM nr.5 dt.06.01.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit dhe projektet model” përcaktohet qartë se çdo subjekt i dëmtuar nga tërmeti duhet të aplikojë në njësinë përkatëse për të përfituar nga programet e rindërtimit si dhe bonus qeraje. Këto janë instrumenta ligjorë të domosdoshëm për të përfituar nga këto programe. Janë mijëra familje durrsake që kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga procesi i rindërtimit bonus qeraje, riparimin e pallateve të tyre, grante rikonstruksioni e rindërtimi, shtëpi individuale dhe apartamente të reja dhe kjo vetëm falë një aplikimi të thjeshtë. Ky program është fakt dhe punë kolosale dhe jo llafe e propagandë siç bën Basha. PD dhe Basha të cilët vijojnë të bëjnë politikë me fatkeqësi njerëzore kanë gjetur pikërisht një familje që nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga këto programe dhe duan të hedhin baltë mbi një proces historik siç është ai i rindërtimit. Në sajë të këtij procesi Durrësi po ringrihet më i fortë se më parë dhe qyteti po i rikthehet normalitetit”- shprehet bashkia ne reagimin e saj.

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy